Ndërlidhjet

Australianët, populli më i lumtur


Plazh në Australi
Plazh në Australi
Australia të martën doli në krye të një sondazhi për lumturinë të vendeve të zhvilluara dhe në zhillim, e pasuar nga Suedia, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, njofton DPA.

Indeksi i “Jetës më të mirë” i OECD-së ka krahasuar 36 vende në 11 kritere: banimi, të ardhurat, vendet e punës, komuniteti, arsimi, mjedisi, angazhimi qytetar, shëndeti, kënaqësitë e jetës, siguria dhe bilanci mes punës dhe jetës.

Kur të gjitha temat janë peshuar në mënyrë të barabartë, australianët janë shfaqur si populli që ka “jetë më të mirë” për të tretin vit radhazi.

Paratë dhe vendet e punës janë treguar si faktor kryesor në mirëqenien e një kombi.
XS
SM
MD
LG