Ndërlidhjet

Vuçiq: Marrëveshjet janë neutrale karshi statusit


Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq
Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq
Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë neutrale karshi statusit dhe se këtë e ka deklaruar edhe Catherine Ashton.

“Në ato marrëveshje ka gjëra që na shkojnë në favor, dhe ka gjëra që nuk na shkojnë në favor. Ka edhe gjëra të vështira që duhet t’i marrim parasysh, por mendoj se nuk ka qenë e mundur më mirë në këtë moment”, u shpreh Vuçiq.

Serbia dhe Kosova pas Marrëveshjes së Prillit për normalizim raportesh, në javën e kaluar arritën pajtueshmëri edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë.

Ky hap u vlerësua lart nga zyrtarët e BE-së.

Zbatimi i planit ishte një kusht për Serbinë që të nisë negociatat për anëtarësim me BE-në, ndërsa për Kosovën që të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
XS
SM
MD
LG