Ndërlidhjet

FIFA: U dënua Kroacia për brohoritje kundër Serbisë


Pamje e publikut vendës gjatë ndeshjes Kroacia - Serbia
Pamje e publikut vendës gjatë ndeshjes Kroacia - Serbia
Asociacioni Futbollistik i Kroacisë është dënuar me 50 mijë franka zvicerane, për brohoritje ofenduese nga simpatizuesit e vet në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror kundër Serbisë, në muajin Mars, ka njoftuar sot Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

Megjithatë, Kroacia iu shmang dënimit me moslojë në stadiumet vendëse. Shpeshherë FIFA i ka urdhëruar reprezentacionet, që të luajnë jashtë stadiumeve të tyre për kualifikimet për Kampionat Botëror, në rastet e tjera të ofendimeve të ekipit rival gjatë këtij sezoni.

Raportohet se FIFA ka vepruar në bazë të raportit të dëshmitarëve nga rrjeti evropian i simpatizuesve të futbollit Fare, për takimin e 22 marsit në Zagreb ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në të cilin vendësit patën fituar me rezultat 2:0.

Simpatizuesit e Kroacisë, në pjesë të ndryshme të stadiumit, kanë brohoritur “në luftë për Atdheun”, ka raportuar Fare.

Asociacioni Furtbollistik i Koracisë mund të ankohet kundër dënimit nga FIFA.
XS
SM
MD
LG