Ndërlidhjet

Rusia zbulon medaljet për Olimpiadën Dimërore 2014


Kampionja olimpike, Svetlana Zhurova paraqet nje medalje ari, Shen Petersburg, 30 maj, 2013
Kampionja olimpike, Svetlana Zhurova paraqet nje medalje ari, Shen Petersburg, 30 maj, 2013
Rusia ka zbuluar medaljet për Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi.

Organizatorët kanë prodhuar rreth 1 mijë e 300 medalje për Lojërat e para Dimërore të Rusisë, të cilat do të mbahen në resortin e Detit të Zi në shkurt dhe mars të vitit të ardhshëm.

Organizatorët thanë se një sasi prej 3 kilogramësh ari është përdorur për të prodhuar medaljet e arit.

Ana ballore e medaljes paraqet rrathët olimpikë, ndërsa, ajo e pasmja emrat e garës në anglisht si dhe logon e Olimpiadës.
XS
SM
MD
LG