Ndërlidhjet

Letër kërcënuese në adresë të Obamës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka thënë se ka zbuluar një letër kërcënuese në adresë të presidentit amerikan, Barack Obama, e cila ka qenë e ngjashme me atë që i është dërguar kryebashkiakut të Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Letrat dërguar Bloombergut dhe grupit të tij për kontrollin e armëve kanë përmbajtur ricin vdekjeprurës dhe një referencë për kontrollin e armëve.

Shërbimi Sekret ka thënë se letra dërguar në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e ngjashme, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Muajin e kaluar, një person është akuzuar për dërgimin e “letrave të helmuara” në adresë të Obamës dhe dy zyrtarëve të tjerë publikë.
XS
SM
MD
LG