Ndërlidhjet

Beqaj falënderon SHBA-në për përkrahjen e Kosovës


Prishtinë, 31 maj 2013.
Prishtinë, 31 maj 2013.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë,Tracey Ann Jacobson.

Sipas njoftimit për media, Beqaj ka vlerësuar lart përkrahjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, duke thënë se vendi ka nevojë për përkrahjen e partnerëve strategjikë.

Ai po ashtu ka njoftuar ambasadoren Jacobson për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend.

Ambasadorja Jacobson, nga ana e saj, ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
XS
SM
MD
LG