Ndërlidhjet

Talibanët mohojnë sulmin ndaj Kryqit të Kuq


Xhalalabad
Xhalalabad
Një zëdhënës i talibanëve në Afganistan ka thënë se grupi radikal nuk ka lidhje me sulmin vetëvrasës në zyrën e Kryqit të Kuq në Xhalalabad.

Qari Mohammad Yousaf Ahmadi ka thënë se talibanët nuk do të mbështesnin kurrë një sulm kundër kesaj organizate.

Kryqi i Kuq ka njoftuar sot se ka pezulluar të gjitha operacionet në Afganistan, pasi dy persona të armatosur kanë sulmuar të mërkurën kompleksin e tij në Xhalalabad. Nga sulmi ka humbur jetën një roje.

Zëdhënësi Hassib Rahimi ka thënë se është ende e paqartë se për sa kohë do të ndalojnë operacionet.

Ai ka deklaruar se Kryqi i Kuq është në bisedime me qeverinë dhe kryengritësit, për të zbuluar se kush qëndron prapa sulmit.

AFP thotë se ky ka qenë sulmi i parë kundër Kryqit të Kuq në Afganistan prejse ka nisur operimet në këtë vend, në vitin 1987.

Organizata ka të punësuar rreth 1,800 njerëz në gjithë Afganistanin, përfshirë 36 në Xhalalabad.
XS
SM
MD
LG