Ndërlidhjet

Lëshohet nga spitali i dyshuari i dytë për vrasjen e Rigby-t


Michael Adebolajo(ne mes)
Michael Adebolajo(ne mes)
I dyshuari i dytë për vrasjen e ushtarit britanik, në javën e kaluar në Londër, është lëshuar nga spitali dhe është dërguar në paraburgim.

Policia tha të premten se Michael Adebolajo do të merret në pyetje për vrasjen e Lee Rigbyt dhe tentim vrasjen e një oficeri të policisë.

Adebolajo dhe një tjetër i dyshuar, Michael Adebowale, u qëlluan dhe u plagosën nga policia pas sulmit të 22 majit.

Adebowale është lëshuar nga spitali të martën dhe akuzohet për vrasje.

Rigby ishte therur për vdekje në mes të ditës nga dy persona të armatosur, që më pas tundnin thikat dhe hanxharët.

Adebolajo është parë në një videoincizim, duke thënë se vrasja ishte hakmarrje për veprimet e Britanisë së Madhe në vendet myslimane.
XS
SM
MD
LG