Ndërlidhjet

Tornado godet sërish Oklahoman


Oklahoma - pamje arkivi
Oklahoma - pamje arkivi
Një seri e re e tornadove ka përfshirë Oklahoman e Shteteve të Bashkuara, duke vrarë së paku pesë njerëz, përfshirë një nënë dhe një fëmijë.

Stuhia ka goditur pranë qytetit Mur, ku nga një tornado i dhunshëm, afro dy javë më parë, kanë humbur jetën 24 njerëz.

Tornado i ri ka lënë mbi 60,000 shtëpi pa energji elektrike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Së paku 50 njerëz raportohen të plagosur.

Suhitë kanë kaluar edhe në Misur, ku guvernatori Jay Nixon ka shpallur gjendje të emergjencës.
XS
SM
MD
LG