Ndërlidhjet

Sulmet e telekomanduara vrasin 7 militantë


Jemen
Jemen
Shtatë militantë të dyshuar të Al Kaidës janë vrarë nga dy sulme të telekomanduara në jug të Jemenit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me dy makina, të cilat janë goditur nga sulmet ajrore.

Ato ndodhin vetëm nëntë ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashuara, Barack Obama, ka thënë se do të përdorte sulmet e tilla vetëm kur “kërcënimi është i vazhdueshëm dhe i pashmangshëm”.

Jemeni konsiderohet si bastion i Al Kaidës në Gadishullin Arab. Militantët kanë fituar terren për shkak të qeverisë së dobët qendrore.
XS
SM
MD
LG