Ndërlidhjet

Tornado në Oklahoma merr 9 jetë njerëzish


Oklahoma - foto arkivi
Oklahoma - foto arkivi
Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga një tornado i ri që ka goditur Oklahoman e Shteteve të Bashkuara.

BBC raporton se në mesin e viktimave janë së paku dy fëmijë.

Stuhia ka goditur pranë qytetit Mur, ku nga një tornado i dhunshëm, afro dy javë më parë, kanë humbur jetën 24 njerëz.

Tornado i ri ka lënë mbi 60,000 shtëpi pa energji elektrike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Shërbimi Kombëtar për Parashikimin e Motit ka thënë se moti i ligë është zhvendosur tani në lindje, drejt Ohajos dhe Luginave të Lumit Misisipi.
XS
SM
MD
LG