Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Filipine


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën jugore të Filipineve.

Zyrtarët thonë se 9 persona, shumica nga ta fëmijë, janë lënduar.

Sipas tyre, tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ka dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Arqipelagu i Filipineve ndodhet në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, ku tërmetet dhe aktivitetet vullkanike janë të zakonshme.

Një tërmet prej 7.7 shkallësh të Richterit ka vrarë afro 2,000 njerëz në veri të ishullit Luzon, në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG