Ndërlidhjet

Iran: Disa të arrestuar në tubim zgjedhor


Kandidati presidencial në Iran, Hassan Rohani/
Kandidati presidencial në Iran, Hassan Rohani/
Ueb-faqet opozitare në Iran raportojnë se autoritetet kanë arrestuar disa persona, të cilët kanë marrë pjesë në një tubim parazgjedhor të kandidatit të moderuar presidencial, Hassan Rohani.

“Kaleme” ka thënë se policia ka arrestuar së paku shtatë njerëz në lagjen Jamaran të Teheranit.

“Sahamnews” shkruan se të arrestuarit përfshijnë anëtarë të ekipt të fushatës së Rohanit.

Burimet e njëjta raportojnë se gjatë tubimit, Rohani ka kritikuar masat e shtuara të sigurisë në vend, duke thënë:

“Në rrugë, universitete, shkolla, organizata, duhet t’i japim fund kësaj atmosfere të sigurisë”.

Mbështetësit e tij kanë thirrur slogane për lirimin e të burgosurve politikë.

Rohani është njëri nga tetë kandidatët e miratuar për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 14 qershorit.
XS
SM
MD
LG