Ndërlidhjet

Irani thotë se ka penguar një komplot sabotimi


Flamuri iranian
Flamuri iranian
Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se e ka shpërbërë një rrjet të terrorizmit dhe sabotimit, i lidhur me Izraelin dhe Britaninë.

Në një deklaratë të botuar në uebfaqen e vet, ministria tha se agjentët e saj kanë arrestuar 12 persona që kanë lidhje me agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Mossad dhe rrjete spiunazhi me seli në nënkontinentin indian.

Ministria gjithashtu tha se ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve.

Deklarata nuk zbuloi kohën e as vendin e operacionit, sikurse nuk bëri të ditur as emrat e të ndaluarve, por tha se lideri i celulës vjen nga një vend “i rajonit arab”.

Deklarata thotë se grupi ishte udhëzuar që “të kryejë akte terroriste përpara, dhe në veçanti, në ditën e zgjedhjeve”, si dhe të “krijojë ndarje etnike dhe fetare” në zonat e trazuara të Iranit.

Zgjedhjet presidenciale të Iranit mbahen më 14 qershor.
XS
SM
MD
LG