Ndërlidhjet

Kinë: Zjarr në fabrikë, 55 të vdekur


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Raportet nga Kina thonë se të paktën 55 njerëz kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë një fabrikë të përpunimit të pulave në verilindje të Kinës.

Media shtetërore tha se zjarri ka shpërthyer rreth orës gjashtë, sipas kohës lokale, në kompaninë e pulave Jilin Baoyuan, në qytetin Mishazi në provincën Jilin.

Thuhet se 300 njerëz ishin në uzinë kur shpërtheu zjarri, dhe rreth 100 kanë arritur të shpëtojnë.

Agjencia e Lajmeve Xinhua citoi zjarrfikësit të kenë thënë se përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga daljet e ngushta dhe “struktura e komplikuar e brendshme” e ndërtesës së parafabrikuar.

Raporti tha se punëtorët dëgjuan një zhurmë të “papritur” dhe pastaj e panë tymin e errët.

Një problem në sistemin elektrik është duke u hetuar si shkak i mundshëm i zjarrit.
XS
SM
MD
LG