Ndërlidhjet

Manning del sot para gjykatës


Bradley Manning (djathtas) foto nga arkivi
Bradley Manning (djathtas) foto nga arkivi
Nis sot gjyqi ushtarak i SHBA-së kundër ushtarit Bradley Manning, i cili akuzohet se i ka dhënë informacione sekrete WikiLeaks-it, në zbulimin më të madh të materialit të klasifikuar në historinë amerikane.

Bradley Manning, 25 vjeçar, është i ngarkuar me akuzat se i ka siguruar WikiLeaks-it qindra e mijëra dosje sekrete të qeverisë.

Ai përballet me burgim të përjetshëm, nëse dënohet nga gjyqi ushtarak në Fort Meade, pranë Uashingtonit.

Manning është pajtuar të deklarohet i fajshëm për disa akuza, por e mohon akuzën më të rëndë, se i ka ndihmuar armiqtë e Amerikës.

Manning, i cili ka kaluar tre vitet e fundit në paraburgim, thotë se veprimi i tij synonte shkaktimin e debatit në lidhje me veprimet ushtarake dhe politikat e SHBA-së.

Qeveria thotë se rrjedhjet kanë dëmtuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe kanë rrezikuar jetën e amerikanëve.
XS
SM
MD
LG