Ndërlidhjet

Kinë: Rritet numri i viktimave nga zjarri në fabrikë


Kinë, 3 qershor, 2013
Kinë, 3 qershor, 2013
Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 112 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë një fabrikë të përpunimit të pulave në verilindje të Kinës.

Media shtetërore tha se zjarri ka shpërthyer rreth orës gjashtë, sipas kohës lokale, në kompaninë e pulave Jilin Baoyuan, në qytetin Mishazi në provincën Jilin.

Thuhet se 300 njerëz ishin në uzinë kur shpërtheu zjarri, dhe rreth 100 kanë arritur të shpëtojnë.

Agjencia e Lajmeve Xinhua citoi zjarrfikësit të kenë thënë se përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga daljet e ngushta dhe “struktura e komplikuar e brendshme” e ndërtesës së parafabrikuar.

Raporti tha se punëtorët dëgjuan një zhurmë të “papritur” dhe pastaj e panë tymin e errët.

Një problem në sistemin elektrik është duke u hetuar si shkak i mundshëm i zjarrit.
XS
SM
MD
LG