Ndërlidhjet

Kurdët përleshen me ushtarët turq


Pamje arkivi
Pamje arkivi
Ushtria turke ka bërë të ditur se rebelët kurdë kanë hapur zjarr ndaj trupave të saj, pranë kufirit të Turqisë me Irakun.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmi, i cili ka plagosur një ushtar, ka detyruar një helikopter turk të përgjigjet me zjarr.

Përplasja është armiqësia e parë që është raportuar, prejse Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka nisur të tërhiqet nga Turqia muajin e kaluar, për në bazat e saj në Irak.

Tërheqja është pjesë e marrëveshjes për paqe, të nënshkuar në muajin mars ndërmjet Ankarasë dhe liderit kurd, Abdullah Ocalan.

Rebelët kanë paralajmëruar se do të ndalojnë tërheqjen e tyre nëse sulmohen nga forcat turke.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumica e Perëndimit, ka luftuar për 29 vjet kundër Ankarasë. Për gati tre dekada, 45,000 njerëz kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG