Ndërlidhjet

Lajçak në Beograd, bisedon edhe për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot në Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, ai do të takojë homologun serb, Ivan Mërkiq, ashtu si edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe Ivica Daçiq.

Tema kryesore të bisedimeve do të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Lajçak viziton Beogradin pas qëndrimit në Zagreb.
XS
SM
MD
LG