Ndërlidhjet

Shtyhet në gusht gjykimi i Pistoriusit


Oscar Pistorius para gjykatës në Pretoria, 4 qershor 2013.
Oscar Pistorius para gjykatës në Pretoria, 4 qershor 2013.
Gjykata në Pretoria të Afrikës së Jugut ka shtyrë gjykimin e vrapuesit olimpik, Oscar Pistorius, deri më 19 gusht. Ai akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Pistorius është shfaqur sot para gjykatës për një seancë të shkurtër dëgjimore.

Prokurorët kanë thënë se u duhet më shumë kohë të ndjekin hetimet.

Pistorius, 26 vjeç, ka pranuar se ka qëlluar Reeva Steenkamp-in përtej derës së mbyllur të banjos më 14 shkurt.

Ekipi i tij mbrojtës ka argumentuar se vrasja ka qenë aksident, duke thënë se Pistorius ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi ka dyshuar se viktima është hajdut.

Pistorius, me të dyja këmbët e amputuara, është liruar me kusht në muajin shkurt dhe, që nga ajo kohë, është parë rrallë në publik.
XS
SM
MD
LG