Ndërlidhjet

Bisedime ndërmjet Putinit dhe liderëve të BE-së


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë udhëheqësve të Bashkimit Evropian se dialogu për energjinë midis Moskës dhe BE-së mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse dy palët marrin parasysh interesat e njëra-tjetrës.

Putini ka hapur bisedimet me liderët evropianë në Jekaterinburg.

Ai ka thënë se të dyja palët kanë interes që të lëvizin drejt një marrëveshjeje kornizë, për të siguruar bazën ligjore për partneritetin e tyre.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, janë duke marrë pjesë në bisedime.

Ato pritet të mbulojnë ekonominë globale, energjinë, çështjet e vizave dhe situatën në Siri.

Komisioni Evropian ka thënë se liderët e BE-së do të ngrenë shqetësimet edhe për të drejtat e njeriut në Rusi.
XS
SM
MD
LG