Ndërlidhjet

Gazprom-i do të zbresë çmimet


Moskë
Moskë
Gazprom-i do të zbresë çmimet e gazit natyror gjatë vitit 2013.

Zëvendësshefi i gjigantit shtetëror rus, Aleksandr Medvedev, ka thënë se çmimi për 1,000 metra kubë gaz do të bie nga 402 dollarë në 370-380 dollarë deri në fund të vitit.

Ai ka thënë se negociatat me disa konsumatorë evropianë do të nisin së shpejti dhe do të përfshijnë 7 deri në 10 për qind zbritje të çmimeve në kontrata.

Medvedev ka shfaqur shpresën se ulja e çmimeve do të rrisë eksportet.

Rreth 70 për qind e eksporteve të Gazprom-it shkon në Evropë, por qeveritë evropiane janë ankuar për çmimet.
XS
SM
MD
LG