Ndërlidhjet

Lajçak: Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sllovakisë


Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të Evropës qendrore dhe juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.

“Formula (e përfaqësimit) është njëra prej atyre që janë përdorur në të kaluarën dhe që kanë qenë të pranueshme nga të gjithë pjesëmarrësit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën formulë ‘gymnich’ – nuk ka flamuj, nuk ka tabela me emrat e shteteve”, ka thënë Lajçak.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare.

Sllovakia është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor.
XS
SM
MD
LG