Ndërlidhjet

Praga shmang rrezikun e përmbytjeve të mëtejme


Lumi Vltava, Pragë
Lumi Vltava, Pragë
Problemi i përmbytjes në Pragë ka kaluar, për t'u zhvendosur drejt veriut.

Zyrtarët çekë thanë të martën se më e keqja e përmbytjeve në Pragë ka kaluar dhe tani përpjekjet po zhvendosen nga vendosja e barrierave në zonat përgjatë lumit Vltava dhe zonat e tjera të vendit, në atë të spastrimit, punë kjo që pritet të zgjasë disa ditë dhe të kushtojë gati 2 miliardë dollarë.

Zyrtarët çekë theksuan se nivelet e ujit nuk do të bien për një kohë, por siguruan se më e keqja e përmbytjeve ka mbetur prapa.

Zonat në Gjermani që kufizohen me Republikën Çeke po përballen me një përmbytje të re.

Gjermania, Austria dhe Zvicra tashmë kanë përjetuar përmbytje të mëdha nga reshjet.
XS
SM
MD
LG