Ndërlidhjet

Rasti Manning, dëshmon ish-hakeri


Bradley Manning
Bradley Manning
Një ish-haker i kompjuterëve, që kishte alarmuar autoritetet amerikane se ushtari Bradley Manning po i jepte informacione uebfaqes WikiLeaks, ka thënë se qëllimi i ushtarit nuk ishte të ndihmonte armiqtë.

Adrian Lamo, që ka dëshmuar në gjykatë të martën, tha se derisa fliste në internet me Manning-un, në maj të 2010-ës, mësoi për lidhjen e Manning-ut me uebfaqen WikiLeaks.

Lamo tha se Manning e përshkruajti veten si “shpirt të thyer”, por asnjëherë, sipas tij, nuk ka dhënë indikacione se po ia jepte armiqve kabllot e ndjeshme diplomatike amerikane.

Manning ka konfirmuar të hënën se deklarohet fajtor për 10 akuza, por jo për atë më seriozen- akuzën se ka ndihmuar armiqtë e SHBA-së.

Po që se dënohet, 25 vjeçari mund të përballet më burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG