Ndërlidhjet

NATO diskuton praninë në Afganistan pas 2014


Takim i Ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të NATO_s, Bruksel, 2012
Takim i Ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të NATO_s, Bruksel, 2012
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s pritet të diskutojnë numrin e trupave të Aleancës dhe të trajnuesve që duhet të jenë të stacionuar në Afganistan pas tërheqjes së forcave luftarake të NATO-s në vitin 2014.

Raportet thonë se nuk pritet që të ketë ndonjë vendim përfundimtar nga takimi që zhvillohet në selinë e NATO-s në Belgjikë.

Megjithatë, gjenerali i Trupave të Marinës Joseph Dunford, komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan, tha se pret që shefat e mbrojtjes të NATO-s të përcaktojnë se çfarë lloji të misionit duan të ndjekin në Afganistan pas vitit 2014.

Ai tha se NATO ka gjasa që të presë deri në këtë vjeshtë, pas përfundimit të “sezonit aktual të përleshjeve”, që të marrë vendim për numrin e trupave dhe trajnerëve të cilët duhet të qëndrojë në Afganistan.

Forcat afgane pritet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e tyre pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG