Ndërlidhjet

Mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Gjermaninë jugore


Degendorf, Gjermani
Degendorf, Gjermani
Ekipet e shpëtimit në Gjermaninë jugore kanë përdorur helikopterët për të evakuuar familjet nga qyteti Degendorf, i cili është në rrezik të lartë nga përmbytjet.

Mijëra familje janë zhvendosur nga qyteti bavarez, pasi nivelet e lumenjve Danub dhe Isar kanë arritur kulmin, raporton BBC.

Përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë pjesë të Austrisë dhe Republikës Çeke.

Së paku 12 njerëz kanë vdekur dhe dy të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyeshëm në këto tre vende.
XS
SM
MD
LG