Ndërlidhjet

Bastisje në lidhje me “rastin e pasaportave”


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Si rezultat i një urdhri të gjykatës për bastisje të pronave të banimit dhe të zyrave të nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e pasaportave, në mëngjesin e datës 5 qershor, 2013, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it kanë zhvilluar një operacion të përbashkët të bastisjes.

“Bastisja është urdhëruar si pjesë e hetimit lidhur me vjedhjen e 1.4 milion eurove, e cila ka ndodhur në kuadër të një kontrate për pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hetimi ekzistues është zgjeruar në mënyrë që të përfshijë akuza të reja dhe shtatë të pandehur të rinj”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Po sipas tij, të pandehurit janë duke u hetuar në lidhje me veprën penale Krim i Organizuar në shkelje të nenit 274 KPK, Pastrim Parash në shkelje të nenit 32, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe të Financimit Terrorist 2010, Pranim i Mallrave të Vjedhura në shkelje të nenit 272 KPK dhe Evazion Fiskal në kundërshtim me nenin 63 (1) dhe (2) të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
XS
SM
MD
LG