Ndërlidhjet

Thaçi kërkon ndihmën e Britanisë për MSA-në


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe sekretari i jashtëm britanik, William Hague.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe sekretari i jashtëm britanik, William Hague.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministrat Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim në Londër me sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.

Sipas kumtesës për media, Thaçi ka njoftuar sekretarin Hague për marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në këtë dialog.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu mbështetjen e Britanisë së Madhe për marrjen e pëlqimit nga Bashkimi Evropian për nisjen e negociatave për nënshkrim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së.

“Kryeministri Thaçi dhe sekretari Hague u pajtuan që të thellojnë tutje marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, si dhe të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
XS
SM
MD
LG