Ndërlidhjet

Futboll: Australia i kërkon falje Jordanisë


Trajneri i kombëtares jordaneze, Adnan Hamad.
Trajneri i kombëtares jordaneze, Adnan Hamad.
Ministri i Jashtëm i Australisë, Bob Carr, ka kërkuar falje, pasi trajneri i kombëtares jordaneze është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Melburnit.

Adnan Hamad është arrestuar të enjten për rreth katër orë, pavarësisht se ka pasur vizë valide.

Federata e Futbollit në Jordani ka thënë se “kundërshton fuqishëm” veprimin dhe se kërkon shpjegime nga Federata australiane e Futbollit.

Javën e ardhshme, Jordania do të luajë me Australinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
XS
SM
MD
LG