Ndërlidhjet

Kërkohet lirimi i gazetarëve francezë në Siri


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të dy gazetarëve francezë, të zhdukur në Siri.

Radio-stacioni Europe 1 ka thënë se një reporter dhe një fotograf i tij janë zhdukur qysh të enjten.

Të dy ata thuhet të kenë qenë në rrugë drejt qytetit Alepo.

Hollande ka bërë thirrje për lirimin e tyre gjatë një konference për media në Tokio.

Nuk është e qartë se kush mund t’i ketë rrëmbyer gazetarët.

Hollande ka refuzuar të japë informacione të tjera për ta, për të mos vënë në rrezik jetët e tyre.

Grupi për të drejtat e mediave, Reporterët pa Kufij, thotë se që nga nisja e kryengritjes së rebelëve kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011, së paku 24 gazetarë, përfshirë disa të huaj, janë vrarë në Siri.
XS
SM
MD
LG