Ndërlidhjet

Putin: Jemi gati të zëvendësojmë austriakët


Moskë – Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin (D) takohet me oficerë ushtarak rus në Kremlin, 07Qershor2013
Moskë – Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin (D) takohet me oficerë ushtarak rus në Kremlin, 07Qershor2013
Rusia shprehet e gatshme të zëvendësoj Austrinë, në misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, i vendosur në zonën kufitare Siri-Izrael, në Rrafshnaltën Golan.

Porosinë e dërgoi sot presidenti rus Vladimir Putin, pas vendimit të Vjenës që të largojë kontingjentin e saj nga ky rajon, që vjen si rrjedhojë e përshkallëzimit të konfliktit mes forcave besnike ndaj regjimit të Bashar al-Assad dhe kryengritësve.

Putin dha këtë lajmërim pasi takoi një grup oficerësh ushtarak të premten në Kremlin.

Paqeruajtësit austriak përbëjnë një të tretën e misionit paqeruajtës të OKB-së që numëron rreth 1,000 ushtarë, të cilët mbikëqyrin armëpushimin 40 vjeçar ndërmjet Sirisë dhe Izraelit.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të premtën vonë, për të diskutuar largimin e kontingjentit austriak nga ky mision.
XS
SM
MD
LG