Ndërlidhjet

India akuzon Pakistanin për vrasjen e oficerit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
India ka akuzuar Pakistanin se ka shtënë ndaj kufirit të diskutueshëm mes dy shteteve, duke vrarë një oficer ushtarak indian.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Indisë, S.N. Acharya ka thënë të premten se incidenti me të shtëna in sektorin Poonch të kufirit të kontestuar, ka shkaktuar vdekjen e oficerit komandues Bachan Singh.

Acharya tha se sulmuesit kanë përdorur armë të shkurta dhe se kanë shtënë me granata dore në drejtim të bunkerit të Ushtrisë Indiane.

Sipas autoriteteve, ende mbetet e paqartë nëse përgjegjës për këtë sulm janë trupat pakistaneze apo rebelët e Kashmirit.

Ushtria e Pakistanit, në një reagim të saj, ka mohuar çfarëdo lidhje me këtë incident që ndodhi në kufirin e kontestuar, mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG