Ndërlidhjet

Ndeshja Shqipëri - Norvegji përfundoi 1 me 1


Kombëtarja e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë
Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën eliminatore për Kampionatin Botëror "Brazili 2014".

Edhe pse në pjesën e parë ishte Shqipëria që avanconte me golin e Valdet Ramës, të shënuar në minutën e 41-të, përsëri nuk mundi t’i bëjë ballë lojës deri në fund dhe mori një gol në fund të ndeshjes, me çka u barazua rezultati 1 me 1.

Për norvegjezët, golin e barazimit e shënoi Hogli, në minutën e 87-të.
XS
SM
MD
LG