Rigjykimi i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak nën akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e protestuesve në revoltën e vitit 2011, që e rrëzoi atë nga pushteti, rinis të shtunën në Kajro.
Seanca gjyqësore do të mbahet nën masa të ashpra të sigurisë në një gjykatë të improvizuar në Akademinë e Policisë jashtë Kajros.
Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm nga një proces gjyqësor i mëhershëm, por gjykata e apelit urdhëroi një rigjykim, duke përmendur dështimet procedurale.
Seanca e parë e rigjykimit u mbajt në muajin maj.
Më shumë se 800 njerëz u vranë gjatë kryengritjes së vitit 2011.
Mubaraku, 85-vjeçar, është duke u mbajtur në një spital burgu në Kajro.