Ndërlidhjet

Policia ruse arreston qindra myslimanë


Foto ilustruese, Moskë, 2011
Foto ilustruese, Moskë, 2011
Policia në Moskë ka arrestuar më shumë se 300 njerëz në një dhomë lutjeje myslimane në kryeqytetin rus, duke përfshirë 170 të huaj.

Policia nuk tregoi arsyen e arrestimit.

Policia tha se është konfiskuar literaturë islamike për të kontrolluar nëse ka përmbajtje ekstremiste.

Reuters tha se kjo është bastisja e tretë brenda këtij viti, që ka në shënjestër vendet myslimane të lutjeve në Moskë apo Shën Petersburg.

Bastisja vjen pasi që presidenti Vladimir Putin urdhëroi një goditje ndaj islamikëve radikalë para Olimpiadës Dimërore të vitit të ardhshëm në Soçi.
XS
SM
MD
LG