Ndërlidhjet

Ambasadori britanik në krye të delegacionit të BE-së në Serbi


Michael Davenport
Michael Davenport
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Punë të Jashtme, Catherine Ashton ka emëruar Michael Davenport-in, si kryesues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Aktualisht, ambasador i Britanisë së Madhe në Serbi, ai më herët ka qenë drejtor për Rusinë, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë si dhe zëvendësambasador britanik në Egjipt.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media të shërbimit të jashtëm të BE-së.

Në Serbi deri tash, në krye të delegacionit evropian ka qenë Vincent Degert.
XS
SM
MD
LG