Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 4 të vrarë


Bagdad, foto nga arkivi
Bagdad, foto nga arkivi
Një automjet bombë ka shpërthyer në një lagje shiite në Bagdad të Irakut, duke lënë të vdekur katër persona, kanë thënë zyrtarët.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të klinikës Al-Amin, në juglindje të Bagdadit, ku u plagosën edhe 20 persona, përfshirë katër fëmijë.

Ndërsa, një sulm tjetër me automjet bombë ka plagosur 21 persona, 12 ushtarë dhe 9 civilë në Mosul.

Dhuna në Irak ka ngritur frikën e kthimit të dhunës sektare.

Kombet e Bashkuara thonë se vetëm në muajin maj janë vrarë mbi një mijë persona, duke e bërë këtë muajin më vdekjeprurës që nga viti 2008.
XS
SM
MD
LG