Ndërlidhjet

Përleshje në Bejrut, një i vrarë


Bejrut, foto nga arkivi
Bejrut, foto nga arkivi
Protestuesit pro dhe kundër Hezbollahut janë përleshur në kryeqytetin libanez, Bejrut, duke lënë të vdekur një protestues.

Policia tha se përplasja e së dielës ka ndodhur jashtë ambasadës iraniane kur një grup i mbështetësve të Hezbollahut sulmoi një demonstratë kundër Hezbollahut.

Ushtria ndërhyri shpejt, por jo para se një protestues kundër Hezbollahut të vritej.

Teherani është një përkrahës kryesor i Hezbollahut dhe i qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad.

Gjithashtu të dielën, rreth 100 vetë u mblodhën në qendër të Bejrutit për të protestuar kundër përfshirjes së Hezbollahut në konfliktin civil në Siri.
XS
SM
MD
LG