Ndërlidhjet

Ushtarët japonez zbarkojnë në Kaliforni


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Trupa ushtarake japoneze do të zbarkojnë në bregun jugor të Kalifornisë për të marr pjesë në dy javët e ardhshme në një ushtrim të paprecedentë ushtarak me ushtarë amerikan, në përpjekje për të përmirësuar aftësitë në raste sulmi.

Zyrtarë të armatës amerikane dhe japoneze thanë se trajnimi do t’i ndihmoj Forcës Vetmbrojtëse të Japonisë që t’i përgjigjet më mirë krizave, si ato të fatkeqësive natyrore.

Mirëpo, Kina e sheh këtë ushtrim nga një kënd tjetër, marr parasysh tensionet e shtuara kohëve të fundit mes Tokios dhe Pekinit për ishujt e kontestuar në Detin Lindor të Kinës.

Kina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia që të anulojnë këtë ushtrim, i paraparë të zhvillohet të martën, ka lajmëruar agjencia Kyodo Neës, duke cituar burime në qeverinë e Tokios.

Ministritë e punëve të jashtme dhe mbrojtjes, nuk kanë dashur të konfirmojnë për Associated Press nëse Pekini bëri një kërkesë të tillë, por thanë se do të vazhdojnë me planet e tyre.
XS
SM
MD
LG