Ndërlidhjet

Budapesti i shpëton përmbytjes


Budapest
Budapest
Prefekti i Budapestit tha se është ulur niveli i ujërave të lumit Danub, pasi që u arrit rekord i lartësisë gjatë natës në kryeqytetin hungarez.

Kryebashkiaku Istvan Tarlos iu tha gazetarëve të hënën se barrikadat e qytetit kanë ruajtur qytetin nga përmbytja dhe kështu janë shmangur dëmet e mëdha.

Lumi arriti në lartësinë 8.91 metra të dielën vonë, duke thyer rekordin e vitit 2006, kur kishte arritur në nivel prej 8.6 metra.

Rreth 20 mijë njerëz të dielën kanë vendosur thasë me rërë përgjatë bregut të lumit.

Në Gjermani të dielën, një digë mbi lumin Elba është çarë, duke detyruar qindra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Përmbytja më e keqe në një dekadë ka përfshirë gjatë 10 ditëve të kaluara Gjermaninë, Austrinë, Republikën Çeke, Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë.

Janë raportuar të paktën 21 persona të vdekur, që thuhet se kanë ndërlidhje me përmbytjet.
XS
SM
MD
LG