Ndërlidhjet

Nuk dihet vendndodhja e Snowden-it


Edward Snowden
Edward Snowden
Vendndodhja aktuale e personit që dha informacione në lidhje me një program top-sekret amerikan të mbikëqyrjes, i cili monitoron përdorimin e telefonit dhe internetit nga miliona njerëz nuk dihet.

Edward Snowden, i cili ka punuar si një kontraktues në Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) u raportua të hënën të jetë larguar nga një hotel në Hong Kong.

Amerikani 29-vjeçar ka thënë se mbase mund të kërkojë azil në Islandë.

Në një intervistë nga Hong Kongu, Snowden tha se ai ka bërë publike informacionet e klasifikuara rreth programeve të mbikëqyrjes elektronike "për të ekspozuar të vërtetën dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të privatësisë së njerëzve në mbarë botën".

Disa ligjvënës amerikanë kanë kërkuar që Snowden të kthehet në Amerikë për t’u përballë me akuzat.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi rastin, por tha se një hetim është në proces e sipër.
XS
SM
MD
LG