Ndërlidhjet

Kuvajti dënon një grua me 11 vjet,"ka fyer emirin"


Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah
Një gjykatë e Kuvajtit ka dënuar një grua me 11 vjet burg për shkak se ka postuar mesazhe në Twitter, që konsiderohen ofenduese për sundimtarin e vendit dhe inkurajojnë përmbysjen e tij.

Gjykata e dënoi Huda al-Ajmin, se ka fyer Emirin Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah, duke bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të tij dhe se ka shkelur ligjet për diskutimin publik.

Ajmi i ka mohuar akuzat dhe pretendon se llogaria e saj në Twitter ishte keqpërdorur.

Vendimi i së hënës ishte në mesin e dënimeve të ashpra që po jepen në Kuvajt, që kur autoritetet atje filluan goditjen ndaj mesazheve opozitare në Twitter në tetorin e kaluar.

Kushtetuta thotë se personaliteti i Emirit të Kuvajtit është i pacenueshëm.
XS
SM
MD
LG