Ndërlidhjet

Iran: Tërhiqet nga gara një kandidat tjetër presidencial


Mohammad Reza Aref
Mohammad Reza Aref
Mohammad Reza Aref, një kandidat i moderuar iranian në zgjedhjet presidenciale të së premtes, ka njoftuar se tërhiqet nga gara.

Aref tha në faqen e tij të internetit se një gjë e tillë i ishte kërkuar nga ish presidenti i moderuar Mohammad Khatami.

Njoftimi i së martës pason thirrjet në ditët e fundit të reformatorëve bërë Arefit që të tërhiqet, në mënyrë që votat të shkojnë për vetëm një kandidat të moderuar, për Hassan Rohanin.

Një tjetër kandidat, ish-kryetari i parlamentit Gholam- Ali Haddad- Adel, njoftoi tërheqjen e tij nga gara një ditë më parë.

Haddad Adel shihej si i afërt me udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Shumica e kandidatëve të mbetur për zgjedhjet e 14 qershorit janë konsideruar të jenë konservatorë dhe mbështetës të regjimit islamik.
XS
SM
MD
LG