Ndërlidhjet

Kollorado: Evakuohen 900 të burgosur nga zjarri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një zjarr i madh që ka mbërthyer Kolorado Springs, ka shtyrë autoritetet të largojnë më shumë se 900 të burgosur nga qendra korrektuese e këtij shteti.

Një zyrtar i shtetit të Kollorados i ka thënë medieve se të burgosurit nga Qendra Korrektuese e Territorit të Kollorados janë dërguar gjatë natës në burgjet tjera, që gjenden në rrethin e Front Range.

Të burgosurit thuhet se janë evakuuar me autobus, përfshirë edhe 24 prej tyre që ishin në ambulancën e qendrës korrektuese.
XS
SM
MD
LG