Ndërlidhjet

OKB: Armëpushimi siriano-izraelit në rrezik


Rrafshnalta Golan – Një makinë e paqeruajtësve të OKB-së patrullon përgjatë kufirit Izraelito-Sirian, në afërsi të pikëkalimit kufitar Kuneitra, 12Qershor2013
Rrafshnalta Golan – Një makinë e paqeruajtësve të OKB-së patrullon përgjatë kufirit Izraelito-Sirian, në afërsi të pikëkalimit kufitar Kuneitra, 12Qershor2013
Përshkallëzimi i dhunës në Rrafshnaltën Golan të okupuar nga Izraeli, po rrezikon armëpushimin dyzetvjeçar në mes të Izraelit dhe Sirisë, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

Alarmin e ka dhënë vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Bak Ki-moon në një raport që i ka dorëzuar të mërkurën Këshillit të Sigurimit

Ban ka rekomanduar që të bëhen disa modifikime në misionin paqeruajtës të OKB-së në këtë zonë, që njihet si UNDOF, që nënkupton edhe “shtimin e kapaciteteve të vetëmbrojtjes së UNDOF, përfshirë edhe numrin e forcave nga rreth 1,250 , si dhe të përmirësohen pajisjet e vetëmbrojtjes”.

Izraeli ka uzurpuar Rrafshnaltën e Golanit nga Siria gjatë luftës së vitit 1967.

Ushtarëve sirianë nuk iu lejohet që të hyjnë në zonën e ndarjes, që parasheh armëpushimi i arritur më 1973, i cili është formalizuar një vit më vonë.

Teknikisht Siria dhe Izraeli janë ende në gjendje lufte.
XS
SM
MD
LG