Ndërlidhjet

Serbia në alarm nga vërshimet


Lumi Danub, Serbi...
Lumi Danub, Serbi...
Autoritetet serbe dhe banorët e zonave përreth lumit Danub janë duke ndërmarrë masa për të penguar dëmet nga përmbytjet, derisa ujërat e lumit kanë arritur nivel rekord.

Autoritetet thanë se janë kontrolluar digat dhe janë vendosur ekipe emergjente në zonat e rrezikuara.

Ushtria është vënë në alarm në Vojvodinë.

Derisa banorët janë duke qëndruar kryesisht nëpër shtëpitë e tyre, ata i kanë lëvizuar gjësendet e tyre në zonat më larg lumit.

Në rajonin verior të Bezhanit, niveli i lumit ka arritur në 7 metra e 54 centimetra, pak më poshtë sesa rekordi i vitit 1965 që ishte 7 metra e 76 centimetra.

Zyrtarët serbë thonë se nuk presin dëme të vërshimeve sikurse ndodhën në fillim të muajit në Evropën Qendrore.
XS
SM
MD
LG