Ndërlidhjet

BE e shqetësuar rreth represionit në Rusi


Parlamenti Evropian, Strasburg
Parlamenti Evropian, Strasburg
Parlamenti Evropian ka vënë në pikëpyetje sistemin ligjor të Rusisë përmes një rezolute, e cila kritikon mungesën e lirisë së shprehjes dhe tubimit në Rusi.

Rezoluta shpreh shqetësimin në lidhje me “ligjet e fundit represive dhe zbatimin e tyre arbitrar nga autoritetet ruse.”

Ajo gjithashtu kritikon vënien në shenjëstër të organizatave joqeveritare ruse.

Ligjvënësit e BE-së thanë gjithashtu se ata janë të shqetësuar në lidhje me kalimin e ligjit për “ndalimin e propagandës homoseksuale” në Dumën shtetërore.

Rezoluta i kërkon Komisionit Evropian që të rrisë ndjeshëm mbështetjen financiare të BE-së për OJQ-të dhe shoqërinë civile ruse.
XS
SM
MD
LG