Ndërlidhjet

Irani kërcënon stafin e REL-it dhe BBC-së


Ilustrim
Ilustrim
Radio Evropa e Lirë dhe Korporata e Transmetuesit Britanik (BBC) kanë thënë se regjimi iranian ka kërcënuar familjet e personave që punojnë për shërbimet në gjuhën perse të këtyre mediumeve.

BBC ka thënë se agjentët e inteligjencës iraniane kanë paralajmëruar familjet e 15 pjesëtarëve iranianë të stafit se duhet të ndalojnë me punën ose jetët e tyre në Londër do të rrezikohen.

Armand Mostofi, drejtor i Radio Fardas, shërbimit iranian të REL-it, ka thënë se kërcënimet janë intensifikuar në javët e kaluara, pasi autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e mundshme kundër çdo gjëje që mund të sfidojë kontrollin e tyre në zgjedhjet presidenciale.

Iranianët zgjedhin sot presidentin.
XS
SM
MD
LG