Ndërlidhjet

Ish-presidenti i Argjentinës dënohet me burgim


Carlos Menem në kohën kur ka qenë president.
Carlos Menem në kohën kur ka qenë president.
Ish-presidenti i Argjentinës, Carlos Menem, është dënuar me shtatë vjet burgim, pasi është është shpallur fajtor për kontrabandë armësh në Ekuador dhe Kroaci, gjatë viteve ’90.

Gjykata në Buenos Aires ka urdhëruar 82-vjeçarin që të nisë burgun menjëherë.

Por, Menem aktualisht është senator dhe para se të shkojë në burg, paralamenti duhet t’i heqë imunitetin që gëzon si ligjvënës.

Menem ka shërbyer dy mandate si president, në periudhën 1989-1999.

Ai është shpallur fajtor në muajin mars për dërgesa të armëve në Ekuador dhe Kroaci, duke shkelur embargon e Kombeve të Bashkuara.

Menem ka pranuar se ka nënshkruar marrëveshje sekrete për armë, por ka thënë se armët ishin për eksport në Venezuelë dhe Panama.

Ai mund të apelojë dënimin në Gjykatën Supreme.
XS
SM
MD
LG